Moti gjatë javës
Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbretërojë mot me diell, vranësira kalimtare dhe temperatura të larta.
Kjo gjendje vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik, të cilat kanë krijuar kushte, që fushat anticiklonike të mbeten të fuqishme mbi gjithë territorin e vendit tonë, por edhe më gjerë.
Indeksi i rrezeve ultravjollcë mbetet i lartë, pavarësisht se jemi në ditët e fundit të stinës së verës.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Në viset me lartësi mbidetare mbi 800 metra, temperaturat do të ulen për 3-5 gradë në të dy vlerat ekstremale. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi deri 9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./rtk