25-11-2024

Sot i jepet lamtumira, 20-vjeçarit që humbi jetën në autostradë

Molos Delija, njëri nga personat që u godit për vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, do të varroset sot në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Molosi vdiq në moshën 20-vjeçare, ishte djali  vetëm i familjes.

Nga aksidenti i të shtunës mbetën të vdekur tre të rinj, teksa lidhur me rastin me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dy persona të dyshuar.

Dyshohet se aksidenti ndodhi pasi u organizuan gara ilegale, ndërsa viktimat ishin në cilësinë e këmbësoreve kur vetura humbi kontrollin duke i goditur ata për vdekje.

Pas këtij rasti u kërkuan dënime më të ashpra në trafik.

Asnjë koment

Comments are closed.