27-07-2024

Reagon edhe ish-kryetari i KF Liria, Qemal Krasniqi: Gëzimi u kthye në dëshpërim

Humbja e djeshme e Lirisë në Prizren nga Llapi me rezultat 2:0, sipas analistëve ia rrënoi të gjitha shpresat klubit prizrenas për mbetje në Superligë. Pas kësaj pasuan reagime dhe madje dorëheqje në klub.

Ndaj situatës në të cilën ndodhet Liria, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka reaguar edhe Qemal Krasniqi, ish-nënkryetar dhe nga viti 2020 deri para dy muaje kryetar. Po ashtu ai ishte anëtar i Komisioni 6 anëtarësh për privatizimin e KF Liria, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ndër tjera ai ka shkruar: Punuam, sakrifikuam dhe u dërmuam më shumë se tri vjet, unë  dhe disa bashkëpunëtorë që ta kthejmë në Superligë KF Liria. Kjo ndodhi në qershor dhe vërtet ishte kënaqësi e madhe në mbrëmjen festive të mbajtur në Shatërvan, ku shumë njerëz festonin e uronin…

“Por fatkeqësisht ky gëzim u kthye në dëshpërim dhe zhgënjim të madh. Kam thënë muaj më parë se kështu me këta lojtar dhe me disa individë atypari nuk ecen punët mirë. Fatkeqësisht kjo po ndodh. I zhgënjyer jashtë mase unë ish-kryetari i KF Liria”, thuhet në reagimin e tij.

/ Gazeta e Prizrenit /

Lexo edhe:

Rrënohen shpresat e KF Liria – nisin reflektimet, jep dorëheqje drejtori sportiv

Asnjë koment

Comments are closed.