27-07-2024

Sot në Malishevë nis spërkatja e zonave endemike nga ethet hemoragjike

Prej sot në Komunën e Malishevës do të bëhet spërkatja selektive nga toka të zonave endemike nga ethet hemoragjike Krime Kongo.

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim e Komunës së Malishevës njoftoi banorët e Malishevës, se nga data 22.05.2024 do të bëhet spërkatja selektive nga toka të zonave endemike nga ethet hemoragjike Krime Kongo (EHKK) në sasi prej 2500 ha.

“Spërkatja do të bëhet me preparat nga familja : “Pyrethroid”- ACARID, ose ekuivalent: Biocide  të kombinuara me ujë, të lejuara për përdorim në Republikën e Kosovës dhe se do të bëhet sipas orarit të caktuar me planin operativ për luftimin e etheve hemoragjike”.

Në njoftimin e komunës thuhet se obligohen banorët që ti marrin masat e duhura preventive./ Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.