06-05-2026

Sot në Prizren gjysmëfinalja vendimtare në basketboll

Sot ( e mërkurë ) në Prizren zhvillohet sfida vendimtare mes Bashkimit dhe Borës për një vend në finalen e “Play-off”-it.

Seria gjysmëfinale është e barabartë 2:2 dhe skuadra që triumfon në ndeshjen e së mërkurës do t’i bashkohet Trepçës në finale.

Portokallezinjtë synojnë rikthimin në finale dhe fitimin e titullit të kampionit, ndërsa Bora vazhdon të ndjekë ëndrrën e saj, pasi kjo është hera e parë që merr pjesë në “Play-off”, duke synuar një edicion historik.

Katër ndeshjet gjysmëfinale kanë dhuruar spektakël dhe dramë deri në fund, duke e bërë edhe më interesante sfidën e nesërme.

Ndeshja e parë përfundoi 73:70 për Portokallezinjtë, ndërsa prishtinasit u kundërpërgjigjën në ndeshjen e dytë me 76:75. Në Prizren sërish fituan vendasit 88:73, ndërsa ndeshja e fundit i takoi prishtinasve 104:99.

Përballja vendimtare zhvillohet të mërkurën nga ora 19:30./ GeP

Asnjë koment

Comments are closed.