24-11-2024

Sot në Prizren promovohen dy librat e Osman Gorancit

Sot do të promovohen dy librat e autorit Osman Goranci. Nga shoqata për kulturë dhe art “Fidani” e Prizrenit, duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës ”Xhemajli Berisha” në Prizren, përurohen librat: “Zonja me maskë” dramë dhe “Aufwiedersehen herr dili” komedi, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Për dramën “Zonja me maskë”, Hysen Këqiku thotë se ajo “ofron tekst dramatik të përmasave univsersale, i mbrujtur me figura, tablo ngjarjesh të nxjerra nga metafora. Sintetizimi i ngjarjeve të shkruara me një përmbajtje lirike, tek lexuesi dhe spektatori, krijojnë një ndjenjë dhe emocion që i bën të mishërohen me tërë qenien në rrjedhën e ngjarjes e cila pa dyshim se shkakton dhembje për pësimet e personazheve në vorbullat e jetës, e posaçërisht në shoqëritë në etapa kalimtare” derisa Arben Rashkaj për komedinë “Aufwiedersehen herr dili” shprehet: “Është një dramë dhe thirrje e përhershme publike drejtuar shoqërisë tonë në përgjithësi, por edhe institucioneve të BE-së të cilat po e mbajnë të izoluar tash e sa kohë një popull të tërë dhe shumë të vuajtur.

Asnjë koment

Comments are closed.