Sot në Prizren: “Tirana vjen tek ne” përmes Muzeut lëvizës
Në kontekstin e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet, sot në “Sheshin e Lidhjes” në Prizren, Unioni i Bashkive Shqiptare në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit , me një aktivitet të veçantë do ta sjellin muzeun lëvizës “Tirana vjen tek ne”.
Në pamundësi për ta vizituar Tiranën në këtë përvjetor për shkak të pandemisë COVID-19, organizatorët do ta sjellin Muzeun lëvizës në disa qytet kryesore të Kosovës.
Muzeu do të nisë nga Tirana dhe do të udhëtojë në qytetet: Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë dhe Preshevë etj, duke u vendosur në sheshet kryesore të tyre e duke ju ftuar të vizitoni më të mirën e Tiranës në këtë 100 vjetor!
Në agjendendën e publikuar nga Komuna e Prizrenit, në ora 09:30 parashihet takim me kryetarin e Komunës së Prizrenit në “Shtëpinë e Bardhë”, ndërsa në 10:00 – Hapja e Muzeut Lëvizës në “Sheshin e Lidhjes” në Prizren
Në ora 11:00 – Vizitë në projekte të ndryshme në Komunën e Prizrenit nga delegacioni
Vizitë në Panairin e Artizanateve tek “Sheshi i Lidhjes”
Aktiviteti parashihet të mbyllet në mbrëmje me performancë vallëzimi. /GazetaePrizrenit