19-04-2024

Sot nis sezoni në futbollin femëror, vashat prizrenase presin Drenicën

Sot fillon sezoni i ri kampional në futbollin femëror. Vashat prizrenase ndeshjen hapëse e nisin kundër KFF Drenicës në Prizren, në stadiumin Përparim Thaçi, duke filluar nga ora 16.00.

KFF Liria në sezonin e ri hyn me grupin e njëjtë të lojtareve, duke i shtuar edhe katër (4) përforcime të reja në çdo repart të fushës, të cilat do ta përmirësojnë dhe ndihmojnë skuadrën edhe më shumë.

Përfaqësuesit e klubit më këtë rast kanë kërkuar edhe përkrahjen e publikut. “Mos mungoni në përkrahjen e vajzave në ndeshjen e tyre të parë!”, kanë shkruar ata.

Asnjë koment

Comments are closed.