19-05-2024

Spitalit të Prizrenit i shtohet një aneks për radiologji

Në oborrin e qendrës spitalore të Prizrenit “ Dr. Daut Mustafa” të Prizrenit ka filluar së ndërtuari një objekt aneks për nevoja të radiologjisë,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas shefit të Shërbimeve teknike në spital, Azem Krasniqi, realizimi i këtij projekti po bëhet duke pasur parasysh nevojat për rritje të shërbimeve diagnostike, konkretisht shërbimet e Rezonacës, CT etj,. dhe mungesës së hapësirave ekzistuese për shërbimet e reja diagnostifikuse .

Për këtë  Këshilli Drejtues i Spitalit, në përputhje me kërkesat e njësisë në fjalë  ka marrë vendim për rritjen e këtyre hapësirave me një aneks-objekt të ri, i cili do të  ketë qasje interaktive në mes veti me hapësirat ekzistuese./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.