19-04-2024

Sqarohet për detyrën e re: “Qe pse Zafa është pikërisht në MPB”

Zafir Berisha i cili është zëvendësministër në ministrinë e Punëve të Brendshme, është emëruar sot edhe në pozitën e koordinatorit nacional, çka ka shkaktuar shumë reagime tek qytetarët, ndërsa i është thyer edhe paswordi i Facebook’ut.

Berisha përderisa ka folur rreth emërimit të tij në këtë detyrë të re, ai ka thënë se nuk ka nevojë të jem ekspert i kësaj fushe sepse është post politik.

Ai ka thënë se një jetë të tërë ia ka kushtuar fushës së sigurisë.

Prizreni me performancë të dobët për Arsimin parauniversitar (Dokument)

 

Ai ka marrë shembull, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, duke thënë se as ai nuk është ekspert për kryetar komune, i cili e ka thumbuar Berishën pasi u emërua në këtë detyrë.

“Jam i emëruar politik, unë do të jap kontributin tim, as Shpend Ahmeti nuk është i specializuar për kryetar komune”, ka thënë Berisha.

Në një moment Berisha me ironi ka thënë se jam në këtë fushë specifike, sepse edhe edhe unë jam specifik prandaj jam aty .

“Jam në këtë fushë specifike sepse edhe edhe unë jam specifik prandaj jam aty”, ka thënë Berisha për Klan K.

“Nuk e di pse po merren me mu, ndoshta jam atraktiv, ka të tjerë që kanë nga kater pozita. Që në rininë e hershme jam marrë me siguri”./gazetametro.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.