Stadiumi i ‘Al Rayyan’/ Përurim me tifozë që kaluan covid
Katari po bëhet gati të përurojë një tjetër stadium të Botërorit të vitit 2022 dhe bëhet fjalë për stadiumin Al Rayyan.
Al Rayyan është stadiumi i tretë që u kompletua përpara vitit 2022 dhe do të hapet pikërisht me finalen e Kupës së Emirit që do të luhet në 18 dhjetor dhe të pranishëm në të do të jenë persona në rreth 50% të kapacitetit prej 40 mijë vendesh të tij
Tifozëve do t’iu kërkohet t’iu nënshtrohen testeve në të paktën 1 prej zonave ku do të bëhet aplikimi për bileta ku do të paraqesin edhe dokumentat e identifikimit dhe numrin e telefonit. Ata që do të mund të përzgjidhen pas marrjes së rezultateve të testeve, në momentin që do të hyjnë në stadium do t’u kërkohet të mbajnë maskë, të tregojnë aplikacionin e gjurmimit të kontakteve dhe të qëndrojnë në stolin e përcaktuar.
Në Katar ka filluar në mënyrë graduale lejimi i tifozëve në stadiume në masën 30% të kapaciteteve të impianteve. Pas stadiumit Al Rayyan, impiantet që mbeten për t’u përuruar janë Losaili, Al Bayr, Ras Abu Aboud dhe Thumama./Top Channel