Studentët njoftohen për shërbimet në Mensë gjatë muajit të Ramazanit
Qendra e Studentëve ka njoftuar se studentët të cilët do të ushqehen në Mensë gjatë muajit Ramazan për vaktin e syfyrit do të shërbehen me një shujtë të thatë, të paketuar.
Në njoftimin e tyre thuhet se këtë shujtë studentët do të mund ta marrin çdo ditë në kohën e drekës.
“Këtë shujtë studentët mund të marrin çdo ditë në kohën e drekës pasi që një linjë e veçantë e ushqimit do të jetë në dispozicion të kësaj shujte”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Studentëve.
Për shkak të numrit të madh të studentëve, thonë se ushqimi në kohën e iftarit do të merret i paketuar.
“Po ashtu për shkak të numrit të madh të studentëve në kohën e iftarit, hapësirat brenda restauronit nuk po e përballojnë një fluks të madh të studentëve gjatë muajit të Ramazanit edhe në kohën e iftarit do të jetë në dispozicion edhe një linjë ku ushqimi do të servohet i paketuar, studentët mund të marrin me vete të ushqehen në dhomat e tyre në konvikte”, njofton QS.
Gjithashtu, studentët njoftohen edhe për orarin se kur u lejohen atyre hyrjet-daljet nga konviktet për shkak të nevojës për t’u shërbyer me ushqim në kohën e duhur.
“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit studentëve banues në konvikte ju lejohen hyrje – daljet nga konviktet gjate kohës së syfyrit nga ora 03 – 04,15. Ky ndryshim i orarit bëhet me qëllim që studentëve banues t’iu mundësohen shërbimet me ushqim apo gjëra të tjera që dëshirojnë në kohën e syfyrit”.
Qendra thekson se me përfundimin e muajit të Ramazanit përfundon edhe ky orar dhe vazhdon orari paraprak për hyrje-daljet në konvikte.
Kujtojmë se muaji i Ramazanit fillon nga data 11.03.2024./GS