Suedia dhe Anglia në kërkim të gjysmëfinales së parë pas 20 vitesh
Suedia dhe Anglia do ta kërkojnë gjysmëfinalen e Kupës së Botës për herë të parë pas plot 20 vitesh në ballafaqimin e sotëm në “Cosmos Arena” në Samara.
Kjo është hera e katërt në histori që Suedia arrin në çerekfinale të Botërorit, dhe për herë të parë që prej vitit 1994, dhe përballë do ta ketë nëntë herë çerekfinalistin, Anglinë, në një ndeshje që nis në orën 16:00.
Suedia është dukur skuadër shumë solide që prej humbjes ndaj Gjermanisë në fazën grupore dhe e kanë ruajtur portën e paprekur në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.
Anglia, ndërkohë, humbjen e vetme në 14 ndeshjet e fundit e pësoi në fazën grupore kundër Belgjikës, me golin e vetëm të shënuar nga shqiptari Adnan Januzaj./gazetaExpress.