07-10-2024

Suhareka punëson 30 persona për pastrimin e mjedisit nëpër fshatra

Sot në komunën e Suharekës janë nënshkruar kontratat për 30 të punësuar të cilët do të angazhohen në pastrimin e ambientit në fshatra të kësaj ane.

Kryetari Bali Muharremaj, ka shpërndarë uniformat dhe ka nënshkruar kontratat me një pjesë të tyre, ndërsa ka thënë se pas kësaj, në këtë komunë do të ketë ambient më të pastër.

Punësimi i këtyre u bë në bazë të një marrëveshje në mesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Suharekës.

Disa nga të punësuarit do të fillojnë që nga nesër orarin e tyre të punës, nga ora 08:00 deri ora 16:00.

“Ne duhet ta respektojmë punën e tyre dhe t’i nderojmë kudo që i shohim. Unë do të jem në teren për t’i ndihmuar ata kudo që kanë nevojë” ka shkruar Muharremaj në faqen zyrtare të tij./gazetaeprizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.