26-04-2024

Mediat serbe befasohen me Rusinë që uroi kryetarin e ri të FFK-së

Serbia ka mbetur e befasuar nga urimi i Federatës e Futbollit të Rusisë tek Federata e Futbollit të Kosovës pas zgjedhjes së kryetarit të ri të saj, Agim Ademit.

“Këtë pakkush e ka pritur në Serbi”, përcjellin mediat serbe.

Federata ruse uroi kryetarin e ri Ademi, pas zgjedhjes së tij si president i ri i FFK-së.

“I gëzohemi bashkëpunimit të federatave tona dhe ju dëshirojmë juve dhe federatës tuaj prosperitet dhe shumë suksese. Gjithmonë mund të llogarisni në përkrahjen tonë për të gjitha çështjet e futbollit”, thuhej në urimin e Rusisë, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj që së shpejti do të takohemi gjatë ngjarjeve të ndryshme futbollistike”, është teksti i urimit që e ka nënshkruar sekretari i përgjithshëm i Federatës ruse, Aleksandr Alaev./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.