23-04-2024

Suhareka urdhëron dezinfektimin e shkollave

Të gjitha objektet shkollore të komunës së Suharekës duhet të dezinfektohen në prag të fillimit të këtij viti shkollor. Kështu ka vendosur kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në vendimin e nënshkruar, obligohet Drejtoria e Arsimit që t’i merr të gjitha masat për kryerjen e këtij procesi më së largu deri me 31 gusht të këtij viti.

Në vendim thuhet se përpos dezinfektimit të hapësirave të brendshme, duhet bërë edhe ato përreth objekteve shkollore në tërë territorin e komunës.

Asnjë koment

Comments are closed.