Dy vjet burg për vjedhje në lokalin “Besimi” në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale M.E. nga Prizreni për shkak të kryerkes së veprës penale vjedhje e rëndë.

Të akuzuarin me iniciale M.E. , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite, me të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 22.06.2018.

Në aryetimin e Gjykatës thuhet se me datën 22.06.2018, rrethe orës 03:45 minuta, në Prizren, saktësisht në lokalin “Besimi” i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë merr pasurin e luajtshme të dëmtuarit me iniciale B.S., në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm, mos prezencën e askujt dhe me mjet të përshtatshëm duke vepruar me forcë, e thyen xhamin e lokalit “Besimi”, dhe më pas depërton brenda lokalit, dhe nga aty merr gjëra me vlerë.

Me këtë veprime të dëmtuarit i shkakton dëm material.