23-09-2020

Suharekë, 83 të helmuar në dyqanin e hamburgerëve (VIDEO)

Dyert për klientë nuk u hapen që nga e mërkura në një lokal në Suharekë, kur ato i mbylli inspektorati komunal.
Kjo me dyshimet se atje nga ushqimi që konsumuan gjatë ditëve të fundit, u helmuan disa qytetarë.

Në terren dolën menjëherë edhe inspektorët e Agjensisë së Veterinës e Ushqimit, teksa numri i atyre që u ankuan nuk ishte i vogël.

Hallakamë në arsimin e Prizrenit, drejtori i shfmu në Arbanë e bën “përrallë” drejtoreshën e Arsimit, Vezhgishi

Si pasojë e kësaj, shumë persona kërkuan ndihmë mjekësore edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare këtu në Suharekë.

Ilir Berisha, pronar i lokalit ku ndodhi rasti, dyshon se e gjitha mund të jetë pasojë e përdorimit të disa preparateve gjatë servisimit të frigoriferit, transmeton Klan Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.