06-05-2024

Suharekë, ATK do të vizitojë bizneset e dëmtuara

“Andaj ju sugjerojmë, që bizneset të cilave ju janë dëmtuar dokumentet, pajisjet teknike, makineria dhe materialet tjera t’i ruajnë si dëshmi përmes fotografive dhe formave tjera”, ka shkruar Muharremaj në profilin e tij në Facebook.

“Kjo bëhet për evidentim dhe procedura të tjera sipas ligjeve në fuqi, ku do të dëshmohet dëmi i cili është shkaktuar nga reshjet e fundit”.

Nga reshjet e para dy ditësh në Suharekë janë dëmtuar shumë shtëpi banimi, kulturat bujqësore si dhe bizneset.

Asnjë koment

Comments are closed.