02-11-2024

Suharekë: Tre persona rrahin rojën e parkut nacional

Në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës janw arrestuar tre persona nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht rojën e parkut nacional, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Policia e Kosovës, ka njoftuar  se dy nga të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar.

Në anën tjetër viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në anën tjetër pas rastit, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka reaguar ndaj sulmit të rojeve të natyrës në PK Sharri, duke e vlerësuar si vepër e shëmtuar dhe qyqare.

“Në këto ditë kur është intensifikuar prerja ilegale e pyjeve në Parqe Kombëtare, rojet e natyrës së këtyre zonave të mbrojtura janë angazhuar maksimalisht për kontrollin e gjendjes dhe parandalimin e prerjeve dhe dëmtimit të vlerave natyrore të parqeve.

Mirëpo gjatë punës në terren rojet po përballen me probleme të natyrave të ndryshme përfshirë edhe sulmet fizike dhe gjuatjet me armë zjarri nga grupet e dëmtuesve të pyjeve që prerjen ilegale të pyjeve dhe tregtimin e drurit e kanë shndërruar në biznes.

Rastet e fundit ishin ato të ditës së djeshme, përkatësisht sulmi ndaj rojtarëve të natyrës të PK “Sharri” në regjionin e Suharekës, Jemin Shala dhe Ali Dakaj, të cilët janë sulmuar fizikisht nga këto grupe të organizuara dhe kanë marrë lëndime trupore, dhe e ai i gjuajtjes me armë zjarri në drejtim të rojeve të natyrës në regjionin e Kaçanikut”, thuhet ndër të tjera në reagim./GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.