23-11-2024

Sulmohet një person në një fshat të Suharekës

Një person është sulmuar në fshatin Vraniq të Suharekës.

Sipas policisë, ai ka pësuar lëndime të lehta trupore, shkruan Gazeta e Prizrenit.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, të cilët janë intervistuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.