Sulmoi policët, arrestohet një person në Prizren
Një person është arrestuar në Prizren, pasi sulmoi fizikisht dy policë, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë, rasti ndodhi në Rr. “Wiliam Woker”, gjatë natës.
Lexo edhe:
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa është ndaluar nga policia duke mos i respektuar urdhëratë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor”, thuhet në raportin e PK-së.
I njëjti është shoqëruar në polici dhe në konsultim me prokurorin pas matjës së alkool testit është ndaluar për 6 orë dhe më pastaj është liruar.
Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net