Superliga vazhdon sot me super ndeshje
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri super ndeshje të cilat priten të zhvillohen sot.
Drita në stadiumin e qytetit në Gjilanin e pret skuadrën e Flamurtarit. Të dy këto ekipe vijnë pas fitoreve të arritura javën e parë, Drita ndaj Keku-t, kurse Flamurtari mposhti Ferizajin.
Derbi i javës së dytë do të luhet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.
Trepça ’89 do të jetë mikpritëse e fituesve të Kupës së Kosovës, Prishtinës.
Ekipi i drejtuar nga Gugash Magani vije në këtë takim mas barazimit ndaj Feronikelit, ndërsa Prishtina nuk e ka zhvilluar fare ndeshjen e javës së parë ndaj Gjilanit.
Ndërkoh ndeshja e tretë zhvillohet në Ferizaj mes ekipit të Afrim Tovërlanit dhe Lirisë. Këto ekipe kërkojnë të këndellën këtë javë pas humbjeve të pësuara në xhironë e parë./rtklive