23-11-2024

Arsyeja përse u suspendua trajneri i Ballkanit, Ilir Daja

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në mbledhjen e sotme shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës.

Po ashtu, në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe procedurat e hapura në xhiron e 10 të Ligës së Parë, në Grupin A dhe në Grupin B, si dhe në ligat e rangjeve të tjera.

Pas shqyrtimit të materialit nga zyrtarët e ndeshjeve si dhe incizimeve televizive, Komisioni Disiplinor vendosi ta dënojë edhe trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën.

Daja u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Drenicës, pasi që e kapi për krahu gjyqtarin e katërt të ndeshjes dhe e shtrëngoi me forcë.

Si pasojë e kësaj, Daja tani është dënuar me mosushtrim të detyrës për dy ndeshje sipas radhës së organizuar nga FFK. /EO

Asnjë koment

Comments are closed.