Drejtori komunal për Arsim në Prizren, Skëndër Susuri ka deklaruar se do të përgjigjet nëse gjendet vetëm edhe një shkelje në konkursin për drejtor, të cilin sot e ka anuluar kryetari Haskuka, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.
“Procesi ka qenë i rregullt, dhe nëse gjendet ndonjë parregullsi do të përgjigjem”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit Komunal, duke kërkuar që pika e paraparë për këtë çështje në seancë të mbetet, përkundër anulimit të konkursit.
Susuri ka sqaruar se disa kandidatëve që s’kanë pasur të kompletuar dokumentet e nevojshme në konkurs nuk u janë pranuar fare ato dhe se kjo nuk do të ndodhë derisa ai të jetë në këtë pozitë.
“Kështu do të veproj pavarësisht pazareve politike”, ka thënë ai.