24-04-2024

Talenti i ri prizrenas, që jeton me ëndrrën për muzikë

13 vjeçari, Brahim Osmanaj po tregon talent për muzikën, ndërsa premton se rrugën e nisur në fëmijëri do ta vazhdojë për shkak të pasionit që ka për artin,  shkruan sot “Gazeta e Prizrenit.net.

Ndonëse në moshë te re, deri më tani ka gjashtë këngë të cilat, thotë se gjatë interpretimit edhe i ndien shpirtërisht, sikur këngën “Luftëtarët e lirisë”, pastaj “Fjalët e zemrës”, “Ajo”,  “Inat”, atë “Ike” dhe këngën më të fundit të lansuar “Filëm”.

Osmanaj fillimisht i ka kënduar xhaxhit të tij dëshmor,  dhe gjyshit  Mursel Osmanaj, që ishte veteran i luftës së UÇK-së, veprat e të cilëve edhe kanë qenë frymëzim.

“Këngën fillimisht e nisa për pasion, por pas një kohet të shkurtë pashë se shikueshmëria dhe interesimi po rritej, sidomos në rrjetet sociale, andaj fillova edhe t’i përkushtohem më seriozisht dhe kam ndërmend ta vazhdoj”, ka thënë ai.

Për realizim e klipeve, thotë se e përkrah Ndriqim Pulaj, ndërsa në realizimin e këngës studio “Vizion Records”.

“Kam shumë plane për të ardhmen, por kryesorja është që nuk do të ndalem së kënduari dhe do të lansoj shumë projekte të reja dhe në të ardhmen, prandaj befasitë e mira t’ia lëmë kohës”, ka thënë ai. /Gazeta e Prizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.