20-04-2024

Zidane thotë se do ta shijojë arritjen historike

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se ekipi ende nuk e ka kuptuar se çfarë kanë arritur në Ligën e Kampionëve.

“Mbretërit” hyn në histori si ekipi i parë që e fiton trofeun evropian tre herë rresht dhe 13 herë, më shumë se çdo klub tjetër në Evropë.

“Emocione të mëdha. Është e mrekullueshme ta fitosh trofeun e Ligës së Kampionëve tre herë rresht. Ende nuk e kemi kuptuar mirë se çfarë kemi arritur”, ka thënë Zidane.

“Do ta shijojmë këtë moment. Kishim sezon të komplikuar, por e përfunduam shumë të lumtur”./koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.