26-11-2024

Të arrestuarit për falsifikim të parasë në Prizren kishin mundësi të prodhonin 4 milionë dollarë

Pak më shumë se katër milionë dollarë të falsifikuar kishin mundësi të prodhonin tre persona të cilët u arrestuan në Hoçë të Qytetit në Prizren të hënën.

Sipas një njoftimi nga Policia, pas operacionit të kontrollit në këtë fshat, janë ndërmarrë veprime hetimore dhe është urdhëruar bastisja në tri shtëpi banimi, dy në Gjilan e një në Gjakovë.

“Operacioni i bastisjes dhe kontrollit nga hetimet rajonale, NJRHKEK Prizren, Gjilan dhe Gjakovë ka rezultuar në gjetjen dhe sekuestrimin e gjësendeve, respektivisht dëshmive relevante, si dhe arrestimin e tre (3) personave të dyshuar meshkuj/shqiptarë/kosovarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dëshmitë e gjetura dhe të sekuestruara:

Te lokacioni i personit të parë janë gjetur dhe janë sekuestruar:

1) shtatë (7) paketa me letra të formatit A-4 të gatshme për printim për monedhat 50 dollarësh amerikanë;

2) një makinë e cila është e destinuar të përdoret për prerjen dhe ngjyrosjen e bankënotave;

3) automjeti Audi A/4 ngjyrë e bardhë;

4) një qese palstike e llojit marihuanë 0.5g;

5) një predhë e plumbit;

6) një (1) telefon mobil;

7) një (1) llap top

8) një skaner/fotokopje për letër;

9) një aparat për terje të letrës.

Tek personi i dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar:

1) një pistoletë e llojit Ecol kontakt kal. 9mm;

2) dy fishekë të kalibrit 9 mm.

3) një telefon mobil.

Tek personi nr. 3;

1) një telefon mobil.

Lidhur me rastin e potencuar, ‘falsifikimi i parasë’ pas ekzaminimeve dhe numërimit nga Forenzika rezulton se tek pakot e gjetura me letra janë:

Ø njëzet mijë e katërqind e njëzet e dy (20422) letra,

Ø vlera totale që mund të prodhoheshin nga kjo sasi është katër milionë e tetëdhjetë e katërmijë e katërqind (4.084.400) dollarë.

Ndaj personit numër një, hetimet rajonale kanë proceduar rastin për veprën penale të ‘rrëmbimit’, kurse Stacioni Policor Gjilan ndaj personit të dytë ka proceduar rastin për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’, si dhe (NJRHKEK) Prizren ndaj tre këtyre të dyshuarve ka proceduar rastin për veprën penale ‘falsifikimi i parasë’, në bashkëkryerje.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve të arrestuar me aktvendim të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orëve.

Asnjë koment

Comments are closed.