30-01-2025

Të shtëna me armë në Prizren, plag:osen dy persona

Mbrëmë pas mesnate në Prizren, pas një përleshje mes disa personave janë shkrepur edhe armët.

Për pasojë dy persona janë plagosur dhe janë duke u trajtuar në spital për shkak të plagëve të marra.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit, e cila ka njoftuar se ka identifikuar të dyshuarit, përfshirë edhe dy personat që janë duke marrë trajtimin mjekësor, ndërsa është në kërkim të personave tjerë që janë implikuar në incidentin e mbrëmshëm me armë.

Ndryshe, Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në konsultim edhe me Prokurorin e Shtetit.

Asnjë koment

Comments are closed.