24-11-2024

Tentim vrasje në magjistralen Prizren-Suharekë

Dje rreth orës 18:53 minuta, në magjistrale të fshatit Lubizhdë ka ndodhur një tentativë për vrasje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm për pjesëmarrësit  në komunikacion.

 

Sipas raporteve hetimore thuhet se i dyshuari B. K. po lëvizte me automjet “Audi A 3” nga Prizreni në drejtim të Suharekës, pasi e ka vërejtur veturën e viktimave që lëvizte nga krahu i kundërt, një “Audi A 5” në të cilën ndodheshin shoferi dhe dy bashkudhëtarë ka ndalur veturën e tij, ka dalë prej saj dhe ka shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të tyre me  ç’ rast një plumb ia ka shpërthyer gomën.

 

Në njoftimin e policisë, thuhet se i dyshuari  më pas është larguar në drejtim të panjohur.  Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes; janë sekuestruar katër gëzhoja dhe një predhë plumbi. Ndërkohë është identifikuar i dyshuari e më pas është kryer një bastisje në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur për t’u arrestuar.

Asnjë koment

Comments are closed.