18-04-2024

Ish-studenti prizrenas Duraku rrëfen tmerrin për masakrën e Dubravës (video)

19 vjet më parë në burgun e Dubravës forcat serbe kryen njërën nga masakrat më të mëdha në Kosovë, raporton KTV.

Në këtë ngjarje të 22 majit të vitit 99, u vranë mbi 150 të burgosur. I mbijetuari i kësaj masakre, Bylbyl Duraku, ka rrëfyer për KTV-në tmerrin që pa në Dubravë, të kryer nga forcat serbe dhe torturat që përjetoi gjatë vuajtjes së dënimit 3 -vjeçar.

Thotë se forcat serbe vranë edhe të burgosurit e fshehur në puseta.

Duraku është tejet i dëshpëruar se edhe pas gati 2 dekadash, kryesit e kësaj masakre nuk kanë marrë dënimin e merituar. Në 19-vjetorin e masakrës së burgut të Dubravës, janë bërë homazhe dhe vendosur kurora lulesh nga ish të burgosur dhe familjarë të të vrarëve.

Gjatë majit, në burgun e Dubravës llogaritet se janë vrarë rreth 150 të burgosur shqiptarë.

Asnjë koment

Comments are closed.