20-04-2024

Gjimnazi ” Gjon Buzuku ” i treti në garat republikane të basketbollit

Federata e Sportit Shkollorë të Kosovës ka mbajtur garat republikane në Basketboll për femra dhe meshkuj. Në garat për femra Gjimnazi ” Gjon Buzuku ” nga Prizreni i udhëhequr nga mësimdhënësi i kësaj shkolle msc. Naif Jahaj zuri vendin e tretë në nivel republikan.  Ekipi tjetër në kategorinë e meshkujve u eliminua nga Gjimnazi “Jeta e Re” nga Theranda dhe dështoi të marrë pjesë në nivel republikan.

Përkundër mungesës së sallës së edukatës fizike, që prej dy vjetësh nuk  funksionon, ndërsa tashmë është në riparim, gjimnazistë prizrenas kanë treguar gatishmërinë për basketin.

Ndryshe kampion i Kosovës për femra u shpall Gjimnazi ” Kuvendi i Arbërit” – Ferizaj. Vendin e dytë e zuri Gjimnazi ” Bedri Pejani ” nga Peja. Në garat për meshkuj vendi i pare i takoi Gjimnazit ” Bedri Pejani” nga Peja si përfaqësues i regjionit të Pejës ndërsa vendi i dytë regjionit të Prizrenit ku u përfaqësua nga Gjimnazi “Jeta e Re “- Suharekë.

Asnjë koment

Comments are closed.