Tentimvrasje në Prizren
Një rast i vrasjes mbetur në tentativë ka ndodhur në Prizren, ndërsa është arrestuar i dyshuari.
Sipas policisë, rasti ka ndodhu dje pasdite, kur viktima (K-Shqiptar) ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (K-Shqiptar).
“Viktima është dërguar në tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Njësitë e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin dhe kanë arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net