20-04-2024

Arrestohet gruaja e dyshuar për vjedhjen e stolive të arit në Prizren

Më datën 27.06.2019, Stacioni Policor në Prizren ka pranuar informatën lidhur me një rast vjedhje në lokacionin rr.”Wiliam Woker” në Prizren.

Sipas policisë, viktima në deklaratën e saj, thekson se e dyshuara e panjohur femër duke e mashtruar djalin e viktimës, ku i kishte kërkuar një gjilpër në menyrë që ta largonte nga aty, e më pastaj e njëjta ishte futur në dhomën tjetër dhe kishte vjedhur stoli ari në vlerë rreth 6.250 euro.

“Pas një pune intensive hetimore, hetuesit policor kanë siguruar video-regjistrimet e kamerave të sigursisë së objektit të banesës në fjalë, ku vërehet e dyshuara femër duke dalë nga hyrja “B”, me një kuti në dorë, ku dyshohen të kenë qenë stolitë e arit të të dëmtuarës në fjalë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetuesit policor duke vepruar menjëherë dhe në bashkpunim të ngusht me qytetar kanë arrit të e identifikojnë dhe arrestojnë tani të dyshuarën M.K e lindur ne vitin 1990.

Sipas policisë, hetuesit janë duke punuar me intensitet të lartë në zbardhjen e disa rasteve tjera të kësaj natyre, të cilat dyshohen të jenë kryer nga e njëjta e dyshuar.

Të gjitha veprimet e marra janë bërë në konsultim me Prokurorin kujdestar – Depratamenti i krimeve të përgjithshme në Prizren, i cili ka lëshuar  aktvendim mbi ndalimin per 48 orë, ndaj të dyshuares të lartëcekur, e cila është dërguar në Qendren e ndalimit në Stacioni Policor Prizren.

Për rastin e kësaj vjedhje ka shkruar edhe “GazetaePrizrenit.net”. Bashkë më një shkrim ka publikuar edhe një video-xhirim.  Për më tepër :

Pamje të një gruaje që “vodhi” stoli ari në një banesë në Prizren (VIDEO)

Asnjë koment

Comments are closed.