05-10-2024

Viktimat në autostradë janë nga rajoni i Prizrenit

Dy persona kanë vdekur, në mesnatë pasi kanë rënë në një humnerë në segmentin Suharekë-Duhël, në autostradën “Ibrahim Rugova.

Policia ka njoftuar se viktimat janë A.B dhe G.G, nga rajoni i Prizrenit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë ata ishin punëtorë (konduktor) të një kompanie udhëtimesh nga Kosova.

Gazeta ka mësuar se Arianit Bytyqi (26 vjeçar) është nga Prizreni, ndërsa Gentrit Gallapeni (20 vjeçar) fshati Dobërdelan i komunës së Suharekës.

Tre persona të dyshimtë ndërkaq janë ndalur nga policia. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.