07-10-2024

Tentoi t’i korruptonte policët kufitar me 10 euro- inicohet rast ndaj shoferit (Foto)

Policia kufitare e Kosovës në vazhdën e punës dhe angazhimeve të saj në menaxhimin dhe kontrollin sa më efikas të kufirit shtetëror sot me datë 21.11.2023 rreth orës 12:00, në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Jarinjë, ka kontrolluar një kamionetë të tipit IVECO, me targa të Republikës së Kosovës, e cila po transportonte vetura me targa të huaja.

Gjatë kontrollit kufitar, vozitësi i këtij kamioni me qëllim të “dhënies së ryshfetit” brenda lejes së qarkullimit kishte vendosur një kartëmonedhë në vlerë prej dhjetë (10) euro.

Zyrtarët policor menjëherë kanë ndërmarr veprime ligjore dhe me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar në procedurë të rregullt rasti “Dhënie e ryshfetit”, me që rast edhe kartëmonedha sekuestrohet për procedura të mëtejme.

 

Asnjë koment

Comments are closed.