23-11-2024

“Tërhiqet” Isa Mustafa, Avdullah Hoti kandidati favorit për kryeministër, në garë edhe Lutfi Haziri

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është tërhequr nga kandidatura për Kryeministër.Kështua bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic brenda mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Gazeta Blic nga burime të saja brenda mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ka marrë vesh se deri tani janë dy emra favoritë për kryeministër.

Bëhet fjalë për Avdullah Hotin, i cili ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti, dhe që njihet si bashkëpunëtori më i afërt i liderit të LDK-së, Isa Mustafa.Dhe, kandidati tjetër me shumë gjasa, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte shefi i Shtabit Zgjedhor.Haziri dje ka deklaruar se nëse e propozojnë nga partia ai i ka disa kushte për ta pranuar këtë post.

“Gjasat më të mëdha i ka Avdullah Hoti për t’u nominuar kandidat për kryeministër. Kjo ehe për faktin që Haziri edhe më tutje të jetë në krye të Gjilanit, dhe që kjo komunë mos të shkoj në zgjedhje të reja, siç kishte ndodhur me Podujevën pas dorëheqjes së Agim Veliut”, tha ky burim.

Aktualisht Kryesia e LDK-së ka shkuar në një pauzë disa minutëshe.Pas përfundimit të pauzës do të vendoset përfundimisht se kush do të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër.Kujtojmë se ky takim i LDK-së vjen pas mbeldhjes së krerëve të partive politike me presidentin THaçi ku u vendos të formohet një Qeveri e re dhe jo të shkohet në zgjedhje raporton Gazeta Blic.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme nënkryetari i LDK-së, Haziri kishte deklaruar se LDK-ja ka unanimitet që kryetari i partisë Mustafa të jetë edhe kandidati favorit për Kryeministër.Megjithatë, Mustafa dje ka paralajmëruar se nuk do të jetë kandidati për kryeministër.

Asnjë koment

Comments are closed.