Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot ka bërë tërheqjen publike të shortit për renditjen e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione.
Kështu më 14 qershor regjioni Prizrenit dhe Gjakovës do ta mbajë Provimin, përcjell “Gazeta e Prizrenit”
Më 12 qershor testit do t’i nënshtrohet regjioni i Prishtinës, më 13 qershor regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit, ndërsa më 15 qershor regjioni i Pejës dhe Mitrovicës.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se beson që do të ketë rezultate të mira në këtë testim.
Ai u shpreh optimistë për rezultate të mira dhe reale”./GazetaePrizrenit.net