05-11-2024

Testi i Arritshmërisë, Salihu: Është bërë traditë që fëmijët më shumë të përkujdesesen për të kopjuar

Jonuz Salihu, njohës i çështjeve të arsimit sot në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me Testin e Arritshmërisë.

Ai u shprehur se është për të ardhur keq, sepse sipas tij, ky test nuk po administrohet mirë, përcjell Klankosova.tv.

Salihu gjithashtu tha se nxënësit më shumë po përkujdesen për të kopjuar, sesa për t’u përgatitur për test.

“Është për të ardhur që ky test nuk po administrohet mirë, si duket tashmë është bërë një traditë që fëmijët më shumë përkujdesur për të kopjuar, sesa të përgatiten për këtë testim që është shumë i rëndësishëm, sepse paraqet fundin e një niveli arsimor”, u shpreh ai.

 

Asnjë koment

Comments are closed.