30-11-2020

Testi i Maturës do të mbahet duke respektuar masat anti – covid

Testi i Maturës do të mbahet këtë të shtunë, nën masa të shtuara të sigurisë shkaku i pandemisë COVID-19.

Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se “testi i maturantëve do të mbahet në masa të shtuara të kujdesit, në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithë pjesmarrësëve në këtë proces”.

Në ditën e shtunë, kur edhe do të mbahet testi, do t’u ndalohet hyrja në qendrat e testimit të gjithë personave të paautorizuar, kurse mediat do të mund të kenë qasje me qendrat e testimit deri në orën 9:30.

Testi i Maturës i cili ishte paraparë të mbahej në muajin maj, me vendim të Ministrisë së Arsimit është shtyrë për në muajin gusht shkaku i pandemisë COVID-19.

Asnjë koment

Comments are closed.