23-11-2024

Thaçi: S’ka patur kurrë thika mbi harta, ata që e kanë deklaruar diçka të tillë, t’u kërkojnë falje qytetarëve!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur në lidhje me marrëveshjen e arritur me katër shtator në Uashington, shkruan Gazeta Blic.

Thaçi bëri të ditur se në takimet që ka zhvilluar në Bruksel dhe Uashington ka theksuar se tashmë duhet të hidhet në tavolinë diskutimi për njohje reciproke.

Lexo edhe:

Reagime pas kërcënimit të kuvendares nga Prizreni, Dafina Alishani

 

Ndërsa sa i përket thikave mbi harta, Thaçi, deklaroi se kurrë nuk ka patur thika të tilla, dhe se ata që e kanë deklaruar një gjë të tillë duhet tu kërkojnë falje qytetarëve.

“E para është me rëndësi që është arritur një marrëveshje në rrafshin ekonomik. E arritura në Shtëpinë e Bardhë është një e arritur historike. Por do të ishte kruciale që BE dhe SHBA të jenë të lidhura ngushtë sa i përket çështjes së Kosovës. Po, është e qartë që edhe në Bruksel edhe Uashington kam theksuar se duhet të largohemi nga çështjet e lodhshme dhe të hidhet në tavolinë diskutimi për njohje reciproke. Thika mbi harta ska patur kurrë as në Bruksel dhe as Uashington. Ata që kanë folur për thika në Uashington duhet t’i kërkojnë falje qytetarëve për këto dezinformata” tha Thaçi në Debat Plus, raporton Gazeta Blic.

Asnjë koment

Comments are closed.