18-04-2024

Theret me thikë një i mitur në Prizren

Një i mitur në Prizren është therur me thikë nga një i mitur tjetër, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se viktima ka kërkuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari gjendet në arrati.

“Prizren 11.04.2021 – 17:50. Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i mitur). Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Asnjë koment

Comments are closed.