15-07-2024

Theret me thikë një person në Podujevë

Policia e Kosovës njoftoi se një person ka marrë lëndime trupore në fshatin Orllan të Podujevës, pasi i njëjti është therur me thikë, në një përleshje ku ishin përfshirë edhe tre persona të tjerë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, deklaroi se policia po interviston tre personat e përfshirë në këtë rast.

“Sot rreth orës  19:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë)  është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, ka thënë Ahmeti.

Asnjë koment

Comments are closed.