23-11-2024

Therja me thikë në Tusus të Prizrenit, propozohet menjëherë vazhdimi me shqyrtim gjyqësor

Në seancën e së hënës, në Gjykatën Themelore në Prizren, është marrë vendim që në rastin e të akuzuarit për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, Haxhi Selmanaj, të vazhdohet me shqyrtim gjyqësor, pa pasur kundërshtime të provave apo kërkesë për hedhjen e aktakuzës.

Një propozim i tillë ka ardhur nga mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Esat Gutaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati Gutaj deklaroi se në seancën fillestare, së bashku me të mbrojturin e tij, kanë qenë të gatshëm që të shkojnë me marrëveshje për pranimin e fajësisë, mirëpo tha se duke parë kundërshtimet e palës mbrojtëse, nuk e kanë bërë një gjë të tillë dhe për këtë arsye nuk ka bërë as kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe papranueshmërinë e provave.

I njëjti propozoi që të vazhdohet direkt me shqyrtim gjyqësor, të cilin propozim e mbështeti edhe klienti i tij.

Propozimi i avokatit Gutaj u mbështet edhe nga prokurori Genc Nixha, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Skender Meorina, dhe si tillë u aprovua nga gjykatësja Teuta Krusha.

Sipas të njëjtës, meqenëse i pandehuri dhe mbrojtësi i tij janë tërhequr nga e drejta në kundërshtimin e provave dhe kërkesa për hedhjen e aktakuzës, aktakuza ka fituar fuqinë juridike, ashtu që gjykata në afat ligjor do të vazhdojë me shqyrtim gjyqësor.

Seancat e shqyrtimit gjyqësor për këtë rast u caktuan të mbahen me 5 dhe 12 tetor 2020, në ora 10:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të 15 korrikut 2020, Haxhi Selmanaj akuzohet se me 26 janar 2020, në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, privon nga jeta tani të ndjerin Elmir Kryeziu, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje, fillimisht ka ardhur deri te konflikti fizik në mes të akuzuarit dhe dëshmitarit Zeqir Kryeziu, vëllai i të ndjerit.

Lexo edhe:

Pezullohet konkursi në Drejtorinë e Turizmit në Prizren, shkaku i parregullsive në përzgjedhje

Në aktakuzë thuhet se i ndjeri ka qenë në market dhe kishte vërejtur se vëllai i tij ishte konfliktuar me të akuzuarin, pas çka del dhe niset në drejtim të akuzuarit dhe në një moment i akuzuari nxjerr thikën të cilën e ka pasur me vete dhe e godet tani të ndjerin në pjesën anësore të gjoksit, në afërsi të zemrës dhe largohet nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar vdekjen viktimës Elmir Kryeziu.

Me këto veprime, Haxhi Selmanaj akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje”.

Ndërsa sipas pikës së dytë të aktakuzës, i pandehuri akuzohet se me datë kohe dhe vend të njëjtë, pa leje valide nga organi i autorizuar shtetëror mban në pronësi, kontroll ose posedim armën e ftohtë, në kundërshtim me ligjin për armët dhe atë një brisk hapës me dorezë “ngjyrë ushtarake”, i cili është sekuestruar nga ana e policisë.

Me këtë veprim, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /BetimipërDrejtësi

Shitësit në trotuar, kalimtarët në rrugë në “Bazhdarhane” të Prizrenit (FOTO)

 

Asnjë koment

Comments are closed.