26-04-2024

Therje me thikë në Prizren

Një incident i therjes me thikë ka ndodhur në Prizren. Sipas policisë, i dyshuari (K-Shqiptar i mitur), pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një person tjetër (K-Shqiptar), shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin policor për rastin që ka ndodhur dje.

Në këtë rast nuk jepen të dhëna, nëse viktima ka qenë e mitur apo e rritur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.