07-05-2024

Për 24 orë, 1197 tiketa trafiku dhe 35 aksidente

Gjatë ditës së mërkurë, në Kosovë janë arrestuar 19 persona për vepra të ndryshme penale, 5 persona janë dërguar në mbajtje, ndërkaq 2 në vuajtje të dënimit.

35 aksidente trafiku kanë ndodhur nëpër rrugët e Kosovës, ku 12 prej tyre kanë qenë me persona të lënduar dhe 23 pa të lënduar.

Për shkelje të rregullave në trafik, policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 197 tiketa. /GazetaExpress

P.S Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.