Thyhet selia e PDK-së në Therandë
Është gjetur e thyer sot në orët e mëngjesit dera e zyrës së Degës së PDK-së në Therandë.

Policia është njoftuar për rastin. Ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë masat e nevojshme për rastin.

Gjithashtu nga vendi i ngjarjes janë marrë nga policia disa materiale në cilësinë e provave me të cilat po merren organet e hetuesisë.
Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që ndodh thyerja e selisë në Therandë./i.o
