20-04-2024

Tifozi Brazilian i përshëndet serbët me shqiponjën dykrenare

Brazili mori tri pikët e para përballë Serbisë në Botërorin e Katarit me dy gola të Richarlison.

Por me sa duket, veç golave në fushën e lojës, Serbia pësoi një “disfatë” edhe në shkallët e stadiumit.

Tifozët e Brazilit nuk janë mjaftuar me fitoren dhe kanë bërë një gjest që serbëve nuk do t’u pëlqejë aspak: shqiponjën dykrenare.

Në momentin që lojtarët serbë kanë shkuar të përshëndesin tifozët e tyre, një fans i Brazilit shihet duke bërë shqiponjën.

Videoja është shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe duket se Brazili do të fitojë disa zemra më shumë mes shqiptarëve.

 

Asnjë koment

Comments are closed.