Goditet nga vetura një fëmijë, pasi iu “shkëput” nga dora nënës skaj rrugës

Një rast i ka ndodhur në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë, ku një veturë ka goditur një fëmijë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, deri te aksidenti dje pasdite dyshohet të ketë ardhur nga vozitja e pakujdesshme e shoferit, i cili ka goditur fëmijën.

Si pasojë fëmija, pasi i kishte ikur nga dora nënës së tij dhe po vraponte për ta  kaluar rrugën, ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa pas tretmanit aty është liruar. /Gazeta e Prizrenit.