24-11-2024

Totaj: Ditë të mira do të vijnë edhe për Prizrenin

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka qëndruar për vizitë në Prizren. Ai është takuar me kandidatin e kësaj partie, Shaqir Totajn, për të udhëhequr kryeqytetin historik, që në zgjedhjet e 17 Tetorit.

Më pas, përmes një postimi në “Facebook”,  Krasniqi ka thënë se Totaj është njeriu i duhur për Prizrenin, derisa Totaj ka thënë se ditë të mira do të vijnë edhe për Prizrenin, raporton Gazeta e Prizrenit.

Postimi i Totajt:
Ditë të mira do të vijnë edhe për Prizrenin. Me kryetarin Memli Krasniqi, nënkryetaren Vlora Çitaku e shefin e shtabit, Kujtim Gashi, takuam kandidatët për asamble dhe ekipin që do t’i jep qytetit tonë qeverisjen e mirë dhe të përgjegjshme në katër vitet e ardhshme.

Njëzëri falendërues ndaj qytetarëve e strukturave që po i besojnë vizitonit tonë. Mbështetja po rritet çdo ditë dhe bashkë do të bëjmë shumë punë të mira. Prizreni nuk ka kohë për të humbur! Bashkë për Prizrenin!

Asnjë koment

Comments are closed.